Kritikoi ashpër Haaland-in, Guardiola i kthehet me të njëjtën monedhë Roy Kean-it: Trajner për ligën e tretë

Roy Keane ka kritikuar ashpër Erling Haaland-in pas ndeshjes me Arsenalin. Ish-sulmuesi i njohur irlandez e ka quajtur futbollistin e City-t një sulmues për ligën e dytë. Por nuk ka vonuar reagimi i Pep Guardiolës, i cili i është kthyer me të njëjtën monedhë.

“Nuk jam në një mendje me të. Absolutisht jo. Është njësoj si të them se ai është trajner për ligën e dytë ose të tretë. Unë nuk mendoj kështu. Ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe na ndihmoi të fitonim ato çfarë fituam sezonin e shkuar. Është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Pep Guardiola në konferencë për shtyp./Halit Delibashi-Spor Ekspres/