Trajneri Ze Maria foli pas ndeshjes së humbur me Prishtinën me rezultatin 1-3. Numri një i stolit mendon se skuadra e tij ka nevojë ende për përforcime. Braziliani deklaroi hapur se kishte nevojë për një portier dhe një sulmues krahu, uniger.
Kjo do të thotë se Ze Maria nuk është i kënaqur me portierin e dytë Alesio Abibi, por mosha e Likës e tremb pak. Nga krahu tjetër, miqësorja e djeshme me Prishtinën vuri në pah mangësitë që ka Tirana.
Ishte një ditë e keqe ku nuk funksionoi thuajse asgjë. Loja nga krahët ishte shumë e zbehtë, prandaj numri një i stolit mendon se duhet përforcuar akoma më shumë skuadra. Tirana është ende në merkato dhe po mendon të afrojë futbollistë të tjerë.