Kristjan Asllani po merr gjithmonë e më tepër besim te Interi. Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit kur i është dhënë mundësia nga Inzaghi.
Sipas mediave italiane, lojtari i Kombëtares pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme kundër Empolit. Asllani e njeh më së miri këtë skuadër pasi ishin këta të fundit që e prodhuan dhe e përgatitën për nivelet e larta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/