Kristjan Asllani i ndërron mendjen Inzagit, mesfushori do të vijë si titullar te Shqipëria

Kristjan Asllani ka marrë një vëmendje të madhe mediatike përtej Adriatikut. Pas një paraqitjeje jo të mirë të tij dhe të gjithë skuadrës në përballjen kundër Real Sociedadit, u vu në pikëpyetje qendrimi i tij te Interi. Por me lojën e zhvilluar në pjesën e dytë kundër Salernitanës, mesfushori shqiptar duket se i ka ndërruar mendjen Simone Inzagit.

Mediat italiane raportojnë se trajneri i Interit po mendon që ta aktivizojë Asllanin nga minuta e parë në përballjen kundër Bolonjës. Ngjasat janë të mëdha që 21-vjeçari të zërë vendin e Çalhanoglusë në ndeshjen e nesërme, e cila nis në orën 15:00. Me sa duket Asllani do të vijë si titullar në grumbullimin e Kombëtares shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *