“Nuk vendosa unë që të ikja nga Tirana”! Albano Aleksi lëshon paralajmërimin: Nëse mendoni se Egnatia do ta lëshojë vendin e parë, e keni gabim

Albano Aleksi është pjesë e Egnatias, ekipit që është kthyer në një realitet të bukur në Superiore. Aktualisht kjo skuadër po mban kryesimin, teksa në sezonin e shkuar u shpall nënkampione dhe fitoi Kupën e Shqipërisë. Në një intervistë për “Sport Focus” me Drilon Xhepollarin, Aleksi tregoi edhe prapaskenat në atë largim nga Tirana.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, Dinamo kërkoi të shënonte, por pas golit të parë e morëm në kontroll ndeshjen. Dinamo ka shumë kualitete në skuadër, kjo nuk duhet të harrohet. Më e vështirë është që ta mbash kreun, jo që ta arrish atë.

Nëse mendoni se Egnatia do ta lëshojë vetë kreun, e keni gabim, pasi ne do të luftojmë për gjithçka në këtë vit. Edhe në kohën tonë të artë te Luftëtari nuk kishim emra, por kishim frymën e grupit dhe ne shkuam larg. Mua Egnatia më ka bindur me projekt. Dua të tregohem i sinqertë, isha në bisedime për Tiranën për rinovim kontrate, nuk ndodhi. Nuk kam ikur pa u ulur në diskutim, ishte vendimi i Tiranës që unë të mos isha më pjesë e këtij klubi”, tha Aleksi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online