Kristiano Ronaldo i befason të gjithë, zbarkon në Torino

Pritej maksimumi në mbrëmjen e kësaj të diele, apo ndoshta edhe të hënën. Por, ashtu siç bën në fushë, me një lëvizje Kristiano Ronaldo i surprizoi të gjithë. Ylli i ri i Juventusit zbarkoi në Torino, pa dijeninë e askujt, duke i prishur festën tifozëve që e prisnin me padurim.

Pak pas orës 17:30 të së dielës, ai u paraqit si lojtar i ri i Juventusit. Pjesa tjetër e mbrëmjes mbetet sekret, por pritet që 33-vjeçari të konsumojë një darkë me presidentin Andrea Anjeli, ndërsa natën do ta kalojë në një hotel në qendër të qytetit.

Pasi mbërriti në mënyrë surprizë në Torino dhe do të synojë të qëndrojë larg syve kureshtarë gjatë natës së parë si futbollisti më i ri i Juventusit, pjesa tjetër e programit mbetet e pandryshuar. Të hënën në orën 11:30, ai pritet zhvillojë vizitat mjekësore në qendrën mjekësore të Juventusit.
Pasdite rreth orës 16:00, sulmuesi do të paraqitet në Kontinasa, qendrën e re stërvitore të bardhezinjve, e cila zëvendësoi Vinovon. Konferenca e prezantimit të Kristiano Ronaldos është parashikuar në “Alianz Stadium” në orën 18:30.

Më pas, portugezi do të kthehet në Greqi për të përfunduar pushimet pranë familjes. Qyteti dhe tifozët po numërojnë minutat, pavarësishty se nuk do të mund të festojnë me idhullin e tyre në stadium. Juventusi nuk ka ndërmend të prishë traditën e prezantimeve. Nga ky fakt pritja për Kristiano Ronaldon nga aeroporti deri në rrethinat e stadiumit pritet të jetë madhështore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online