Kristian Shpendi po vazhdon me të njëjtat ritme si në sezonin e shkuar, pavarësisht se tashmë luan në një ligë më të vështirë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur për herë të tretë rrugën e rrjetës në Serinë B, ku numëron vetëm 4 ndeshje të zhvilluara. Lojtari i Kombëtares U21 tundi rrjetën në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke përmbysur përkohësisht shifrat në 2-1 përballë Modenës. Megjithatë goli i Shpendit në fund vlejti vetëm 1 pikë për Çezenën. Modena barazoi sërish shifrat në minutën e 55 ne anë të Zaros, duke bërë që rezultati përfundimtar të jetë 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/