Kristian Shpendi po shijon momentin e tij. Sulmuesi shqiptar po zhvillon sezonin më të mirë në karrierë, teksa këtë edicion është i pandalshëm në Serinë C. Çezena prin grupin B të Serisë C me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë dhe këtu meritë ka edhe Shpendi, i cili ka ndihmuar me golat e tij.
Sulmuesi i Shqipërisë U21 ka shënuar edhe mbrëmjen e sotme kundër Entelës. Shpendi tundi rrjetën në minutën e 34-t në fitoren e thellë 4-0 të Çezenës. Ky është goli i 17 për Kristian Shpendin, i cili qendron në krye të listës së golashënuesëve më të mirë në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/