VIDEO/ Freiburg i jep goditjen e madhe dhe nxjerr Bayern Munich nga gara e titullit kampion, Leverkusen ka shansin e madh në dorë

Bayern Munich duket më larg titullit kampion se kurrë! Në mbrëmjen e sotme, bavarezët kanë marrë një tjetër rezultat negativ, këtë herë duke barazuar me shifrat 2-2 në transfertën e Freiburg.

Një skuadër që nuk kishte marrë asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit, arrin të marrë një pikë kundër Bayern. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Gunter, ndërsa Tel barazoi për miqtë. Musiala i solli përmbysjen Bayern, por në minutën e 88, Holer shënoi golin e barazimit për 2-2.

Pas këtij rezultati, ekipi i Tuchel qëndron 7 pikë larg Bayern Leverkusen, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online