VIDEO/ Arabia Saudite shpall zyrtarisht kanidaturën për Kupën e Botës, kanë krijuar edhe logon, slloganin dhe videon zyrtare

Arabia Saudite synon ta çojë përpara projektin ambicioz që ka nisur në futboll. Shteti nga Lindja e Mesme ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të organizuar Kupën e Botës 2034. Vetë Federata e Arabisë Saudite dhe Ministri i Sportit kanë bërë të ditur se janë të vendosur për të zhvilluar turneun më madhor në sportin e futbollit. Përgatitjet kanë nisur, Arabia Saudite ka krijuar logon, videon zyrtare dhe slloganin “Rritemi. Së bashku”.

“Kjo fushatë është furnizuar nga shpresat dhe ëndrrat e 32 milionë njerëzve. Përgjegjësia jonë është që të paraqesim ofertën më të mirë të mundshme në FIFA, të bëjmë vendin tonë krenar dhe të përmbushim besimin që na është vendosur nga mbi 130 shtete. Federata nga mbarë bota kanë mbështetur kandidaturën tonë”, ka thënë Hamad Albalavi, Ministri i Sporteve të Arabisë Saudite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online