Kreu i DFB ndihet “fajtor”, Grindel: Duhet të veproja ndryshe me Ozilin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) i është rikthyer dhe një herë çështjes Ozil. Në një prononcim për “Bild”, Reinhard Grindel është shprehur se i ka ardhur shumë keq, që nuk e mbrojti mesfushorin nga sulmet raciste. Ai tregon se Federata nuk kishte asnjë qëllim për të bërë “kokë turku” Ozilin për rezultatin zhgënjyes të kombëtares në Botëror.

Lojtari i Arsenalit u akuzua për foton e bërë me presidentin e Turqisë dhe ndaj atij shpërthyen akuza nga tifozë të shumtë, por dhe personalitete të futbollit gjerman. 29 vjeçari nuk duroi më dhe shpalli vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja gjermane.

“Pas sulmeve racistë, do të kisha dashur të shprehja veten në mënyrë më të qartë në mbështetje të Ozil, i cili pësoi diçka krejtësisht të papranueshme. Më vjen keq që ai u ndje i braktisur nga Federata”, përfundon kreu i futbollit gjerman.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *