Krespo kthehet në atdhe, trajner në Primera

0

Hernán Krespo do të nisë karrierën si trajner në futbollin argjentinas dhe klubi që e ka zgjedhur është Banfield.

Ish-sulmuesi legjendar i Riverit, Parmës e disa klubeve të tjera në Europë drejtoi për pak kohë Modena-n në sezonin 2015/16 dhe tashmë hedh një hap të rëndësishëm, sepse Banfild është klub i stabilizuar në Primera dhe synon të marrë pjesë në kupat e Amerikës së Jugut.

“Krespo na paraqiti projektin e tij futbollistik, gjetëm marrëveshjen dhe javën e ardhshme do të vijë në Buenos Aires. Do të firmosim kontratë 1.5-vjeçare para Krishtlindjeve dhe do të prezantohet para familjes banfilenje”, njoftoi Oscar Tucker, zëvendëspresident i Banfild.

Si futbollist Krespo ka luajtur 64 ndeshje e ka shënuar 35 gola me kombëtaren, ndërsa ka fituar Libertadores me River Plejt në vitin 1996, përveçse ka fituar titullin në Angli e Itali, si dhe Kupën UEFA me Parmën në vitin 1999.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.