“Krenar për arritjet, s’e harroj kurrë këtë vit”, legjenda largohet nga Çelsi

Xhanfranko Zola është një legjendë e Çelsit. Italiani i famshëm luajti 6 sezone në “Stamford Bridge” mes viteve 1997-2003 dhe paraqitjet e tij e kthyen në idhullin e tifozërisë. Në një votim të përgjithshëm, Zola u shpall lojtari i huaj më i mirë i historisë së “Bluve të Londrës”.

Sezonin e kaluar u ul në stolin e ekipit si ndihmës i Mauricio Sarrit. Sezoni u mbyll me fitimin e Ligës së Europës, ndërsa largimi i Sarrit drejt Juventusit ka sjellë edhe shkarkimin e Zolës.

Në një prononcim për “The Sun”, 53-vjeçari flet për sezonin e fundit dhe zbulon objektivat për të ardhmen. Në fund nuk mungon as një urim për Frenk Lampard, trajnerin e ri të Çelsit.

Ka qenë fat i madh fakti që kam punuar te Çelsi. Ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe nuk kam dyshime për këtë që po them. Përfitoj nga rasti për të falënderuar lojtarët, gjithë stafin teknik dhe tifozët për sezonin e mrekullueshëm, që do të mbetet në zemrën time.

Jam krenar për atë që arritëm të bënim. E mora lajmin e largimit pak vonë dhe të gjitha skuadrat e kanë zgjedhur trajnerin. Dua të qëndroj në Angli. Tani më mbetet të pres dhe të shoh se çfarë do të bëj. I dërgoj urimet më të mira Frenkut (Lampard) dhe jam shumë i lumtur për të”, përfundoi Xhanfranko Zola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *