Kraja: Nuk i hymë në borxh Kukësit, na gëzoi fitorja e Laçit

Trajneri i Vllaznisë, Ervis Kraja e di mirë se asgjë nuk është në dorën e tyre dhe shpreson që Partizani të luaj drejt me Kamzës dhe Skënderbeu të jetë i pamotivuar ndaj tyre.

Mund të themi se e keni nisur mirë?

“Është e vërtetë se e kemi nisur mirë, por prapë nuk mund të gëzohemi deri në ndeshje e  fundit. Kemi bërë një hap pozitiv. Na gëzoi dhe fitorja e Laçit në Kamzë dhe na shton besimin. Kemi shpresë te ekipi i Partizanit që ka deklaruar se do të luajë pastër. Urojmë që të gjejmë dhe ne një skuadër të pamotivuar në Korçë dhe të jetë një ndeshje pozitive”.

Gjendja psikologjike

“Gjendja psikologjike nuk është e mirë. Është shumë e rëndë dhe kemi punuar gjatë gjithë javës. Ne ishim me mendje edhe te ndeshja në Kamzë dhe pyesnin për rezultatin atje dhe për fajin tonë të mirë ishte në favorin tonë”.

A keni hyrë në borxh me Kukësin?

“Nuk i kemi hyrë në borxh Kukësit. bëmë lojën tonë ne. Mendoj se në ndeshjen tonë në Tiranë, Partizani ishte i mobilizuar dhe shpresoj që të luaj njësoj dhe me Kamzën. Skënderbeu luan finalen e Kupës dhe nuk ka çfarë të luajë në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *