Kraja ndal stërvitjen e Vllaznisë B: Është sulmuar i gjithë futbolli shkodran

Ervis Kraja nuk ndalet te fjalët. Trajneri i Vllaznisë B sot ka ndalur stërvitjen, në shenjë solidariteti dhe proteste për atë sulm burracak ndaj Ernest Gjokës.

Me një postim në Facebook, Kraja shpreh mendimin e tij, hapur, duke kërkuar një reagim nga gjithë Shkodra…

Mirëmëngjes Çuna. Sot mendoj më shumë vlen pushimi për të gjithë. Në vend që t’i gëzoheshim Fitores së Kupës, U-19 ne përjetojmë një nder momentet më të vështira të sportit shkodran, nuk eshte sulmuar Profesor Nesti por i gjithë Futbolli shkodran. Si të bëhet stërvitje tani, kur ndoshta dikush na pret jashtë? Si vazhdohet keshtu ku ndoshta plani për ne po bëhet diku? Mos ndoshta faji është diku tjeter e në fund e pëson tranjeri? Epo jetojmë në një vend ku Profesioni e Pasioni ngatërrohet me Skllavëri e Poshtërsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online