Shqipëria ka dy ndeshje në muajit tetor. Fillimisht kuqezinjtë do të sfidojnë Jordaninë në “Elbasan Arena” dhe më pas do të ndeshjen me Izraelin në transfertë, takim ky i vlefshëm për Ligën e Kombeve. Ndeshja zyrtare ka një rëndësi të madhe,pasi mund të vendosë shumë për fatin e pozicionit të Kombëtares tonë në Grupin 1 të Ligës C.
FSHF ka publikuar dhe listën e përzgjedhur nga trajneri Kristian Panuçi për dy ndeshjet e radhës. Edhe pse në një pikë delikate, ajo që vihet re është fakti se ka shumë hyrje-dalje. Plot 6 lojtarë nga lista e shkuar janë lënë jashtë, ndërkohë që katër futbollistë do të luajnë për të parën herë me fanellën e përfaqësuesen. Ka rikthime por dhe mungesa të rëndësishme dhe surpriza.
MUNGESAT – Nga lista e fundit kanë mbetur jashtë kapiteni Ansi Agolli, që tani duket se është gjithnjë e më larg përfaqësueses, pasi Panuçi ka gjetur Binakun, i cili po përligj besimin. Lika dhe Demiri nuk kishin minuta në ndeshjen e fundit dhe këtë herë nuk janë preferuar që të jenë në grumbullim fare. Befasia më e madhe është ajo e lënies jashtë të sulmuesit Sindrit Guri. Shkodrani nuk ishte në listë dhe duket disi e çuditshme, pasi sulmuesi është në rritje, por këtë radhë është parë i panevojshëm nga timonieri italian. Edhe Jahmir Hyka nuk figuron në listë ashtu si dhe Sabjen Lilaj.
RISITË – Sa i përket risive ajo që vihet re është afrimi Xhakomo Vrioni, i cili aktivohet tek Venecian në Seria B. Po ashtu pjesë e listët është dhe mbrojtësi Kastriot Dermaku, i cili fillimisht u mendua se do të zgjidhte Kosovës, por tani është pjesë e kuqezinjve. Dermaku ishte në grumbullimin e fundit me Kosovën, por u largua para ndeshjes për arsye personale, siç u shpreh trajneri Bernard Shaland. Surprizë është Egli Kaja, i cili luan në Skoci tek Livigstonit.
RIKTHIMI – Ermir Lenjani dhe Ylber Ramadani do të riveshin fanellën kuqezi. Si Ramadani dhe Lenjani nuk ishin pjesë e listës së italianit në ndeshjet e fundit, por tani duket se janë gati që të japin kontributin e tyre.