Niko Kovaç është një moment mjaft delikat, pasi e ardhmja e tij te Bajerni nuk duket shumë e sigurt. Tekniku kroat rrezikon largimin, pasi drejtuesit nuk janë të kënaqur me atë çka ekipi po jep në fushën e blertë. Edhe një tjetër hap i gabuar me shumë gjasa do të sillte largimin e Kovaç.
Sipas “The Sun” kampionët e Gjermanisë e kanë ideuar dhe pasuesin e trajnerit aktual, i cili duhet të bëjë ndryshimin menjëherë nëse nuk do që të “divorcohet” para kohe me bavarezët. Sipas sajtit prestigjioz anglez, pasuesi i Kovaç mund të jetë tre herë fituesi i Championsit, Zinedin Zidan.
Francezi shihet si një prej trajnerëve më premtues, i cili i ka treguar te Reali vlerat e tij. Në Gjermani mund të jetë një tjetër mundësi për të që të tregojë dhe një herë tjetër se do të ketë një karrierë të madhe si trajner.