Kovaç flet pas humbjes: Duhet të reagojmë!

Bajerni i Mynihut për momentin është në krizë të plotë, teksa pasditen e sotme e pa veten të mundej 0-3 nga Gladbahu, brenda në “Allianz Arena”. Një humbje, që sjell të katërtën ndeshje pa fitore në kampin bavarez.

Për këtë ecuri përveçse lojtarëve, faji i faturohet edhe trajnerit kroat Niko Kovaç. Pikërisht tekniku i bavarezëve foli pas përfundimit të ndeshjes, teksa u shfaq shumë i zhgënjyer. Kroati deklaroi se Bajern duhet ta kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë, në të cilin ndodhet.

“Unë fola me lojtarët dhe i thashë disa gjëra kryesore. Bëjmë shumë gabime individuale, por gjithsesi në futboll ka momente të mira dhe të këqija. Futbolli ka uljet dhe ngritjet e tij. Ne do të përpiqemi ta lëmë pas këtë moment të keq. Sot Gladbahu shënoi tre gola, në tre raste që iu paraqitën. Duhet të reagojmë”, përfundoi i zhgënjyer tekniku i Bajernit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *