Kostiç: Nuk kam çfarë t’u them lojtarëve! Kartoni i kuq nuk ishte

0

Milosh Kostiç, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes me Laçin. Trajneri slloven, në emisionin “Gol pas Goli” në Superport, u shpreh fillimisht: “Nuk e kisha menduar kështu. Pas dy humbjeve jam i zhgënjyer. Sot nuk mund t’i them gjë lojtarëve. Bëmë një lojë taktikisht të mirë. Por kur nuk shënon pas rasteve që ke, është e vështirë të fitosh kundër një ekipi si Laçi”.

Minutat e fundit? Në stol kemi lojtarë të rinj. Në fund lojtarët lodhen dhe nuk kemi mundësi të freskojmë ekipin. Kemi mungesa të rëndësishme. Në pjesën e dytë u munduam të ruanim ritmin. Zëvendësuesit që duhet të freskonin skuadrën nuk u përshtatën. Me rikthimin e lojtarëve shpresoj që skuadra të luajë me të njëjtin ritëm për 90 minuta.”

Gjendja fizike? Nuk mendoj se lojtarët janë në gjendje jo të mirë fizike. Nuk kemi probleme me të vrapuarit. Por kur presioni është i madh te këta lojtarë, lojtarëve u rëndohen këmbët dhe ua bën të vështirë. Është çështje koke.”

Kartoni i kuq dhe goli i Shtubinës? Mungon një karton i verdhë ndaj Uzunit për simulim. Penalltive të pretenduara nuk ke çfarë u komenton, shihen qartë. Ka faull ndaj lojtarit tonë dhe më pas Xhekson ka bërë faull, që nuk është karton i kuq.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.