Kosta, ultimatum Çelsit: Dua Atletikon!

Për Diego Kostën nuk ka kthim pas; sulmuesi i kombëtares spanjolle ka vendosur t’i japë fund me Çelsin, duke deklaruar sërish se nuk ka ndër mend t’i futet në lufte me trajnerin Konte për ta bindur atë të qëndrojë në “Stamford Bridge”. Ai, gjithashtu ka përjashtuar transferimin e mundshëm në Kinë, duke zgjedhur vetëm huazimin te Atletiko e Madridit si variantin më të mirë për të. Javën e kaluar, pas ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Kolumbisë, Diego Kosta lëshoi “bombën’, duke deklaruar se trajneri i Çelsit i kishte dërguar një sms lamtumire. Kjo ndodhte, pasi Kosta kishte bërë një prej sezoneve më të mirë në Angli, me 26 gola në 46 takime për Çelsin.

Pas fitores së Spanjës në Shkup përballë Maqedonisë, ku Kosta shënoi një nga golat e fitores së iberikëve, sulmuesi ka deklaruar: “Nuk kam ndër mend të qëndroj e të luftoj për vendin tim. Beteja mes meje dhe Kontes duhet të jetë e drejtë. Kur gara, beteja është e drejtë është e natyrshme të qëndrosh në klub dhe të luftosh për vendin tënd në ekip, por kur gara nuk është e ndershme zgjedhja më e mirë është largimi.” Kosta nuk ka dashur të flasë më shumë, duke e adresuar gjithsesi problemin te trajneri italian i Çelsit. “Mos më pyesni mua çfarë ka ndodhur, për këtë duhet të pyesni trajnerin. Ai është bosi dhe nëse ai ka një mudnësi për të nënshkruar me dikë tjetër dhe nuk do të ketë probleme me një lojtar me përvojë, atëherë është normale. Por gjithnjë ka mënyra e mënyra për t’i thënë gjërat, për t’i bërë ato. Falë Zotit nuk jam për mëshirë dhe kam plot skuadra kiu mund të shkoj dhe do të bëj zgjedhjen e duhur”- ka shtuar Kosta.

Atletiko e Madridit – Për Diego Kostën ka vetëm një ekip në emndje, Atletiko. Ndonëse ai e di fare mirë se deri në janar nuk mund të luajë për klubin spanjoll pas dënimit të dhënë nga FIFA. “Unë kam dhe dy vjet kontratë me Çelsin. Nëse vendosin të më shesin, do të shoh për zgjedhjen më të mirë. Atletiko është një nga klubet e mundshme. Nëse do të firmosja për Atletikon kjo nuk do të thotë se nuk mund të luaj.  Unë mund të firmos për Atletikon dhe të huazohem diku tjetër në Spanjë, në Itali, Brazil, kudo ku mund të luaj”- ka thënë spanjolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *