Kosta Grillo për polemikat e Partizanit: Histeri dhe fantazi! Nëse ishte vendosur, nuk fitonte në Durrës

Ky kampionat është mbyllur dhe shumë polemika kanë ardhur nga Partizani, sidomos në javën e fundit. Kritikat e Olsi Ramës nisën që nga ndeshja në Durrës për arbitrimin dhe kulmuan kundër Vllaznisë. Ndërkohë i ftuar në “Fax Sport” me gazetaren Klevisa Alinani, Kosta Grillo e komenton kështu situatën:

“Unë i kam shumë miq të Partizanit, Dajën, jam afër tyre. Por polemikat janë fantazi dhe histeri që nuk perceptohen dot nga truri im. Nëse do të ishte se arbitrat dënonin vetëm Partizanin, e kuptoj. Por kështu u dënuan gjithë ekipet, edhe Vllaznia.

Nuk duhet të gëzohesh para kohe, Partizani e quajti të mbyllur në Durrës. Nëse do të ishte vendosur siç u tha, atëherë Partizani nuk do të kishte mundur që të fitonte dot kundër Teutës. Pastaj të merremi pak edhe me analizën e ndeshjes, vetëm njëherë gjuajtën në portë”, tha Kosta Grillo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online