Tashmë kombëtarja e Kosovës po kërkon trajner. Albert Bunjaki e ka bërë zyrtare se do të largohet pas përfundimit të kualifikueseve, në tetor, ndërkohë që edhe Federata e Kosovës ka nisur punën për zëvendësuesin e tij.
Sipas Telegrafi.com, në listë për pasimin e Bunjakit është edhe Ernest Gjoka. Trajneri që shpalli kampion Kukësin sezonin e fundit tashmë është i lirë në treg dhe do të ishte i hapur ndaj një oferte nga Kosova, kombëtare e shkëlqyer në emra, por që ka nevojë për kohë dhe shumë punë, derisa të bëhet një skuadër e vërtetë.
Në listë janë edhe disa emra të tjerë, por Gjoka ka një CV tërheqëse për Kosovën, aq më shumë që gjuha përbën një avantazh, duke qenë se një trajner i huaj do të haste vështirësi fillimisht.