“Kosova është Serbi nëse mamaja ime është e virgjër”/ “Kurir”: Deklaratë imagjinare, lojë e pisët e shqiptarëve

Zlatan Ibrahimoviç do të zbresë në Beograd për të luajtur kundër Crevena Zvezdës për “Europa League”. Shorti ka rezervuar përballjen e këtyre dy ekipeve, me Milanin që ka misionin për t’u kualifikuar në transfertën e vështirë.

Mediat serbe kanë kërkuar për të gjetur edhe një lidhje të suedezit me Serbin. Atje “Kurir” ka zbuluar edhe një deklaratë që ka bërë bujë në Shqipëri prej vitesh: “Kosova është Serbi vetëm nëse mamaja ime është e virgjër”. Këto kanë qenë fjalët e vendosura nga gojën e Zlatan Ibrahimoviç, por askush nuk garanton vërtetësinë e tyre.

Për këtë arsye “Kurir” ka bërë një artikull duke e nisur me titullin: “Lojë e pisët nga shqiptarët”. Teksa tregon frazën e sipërpërmendur të Ibrahimoviç dhe lidhjen e ngushtë që suedezit ka me Sinisa Mihajlovic apo me trajnerin e Zvezdës, media serbe vazhdon: “Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur që ka shkaktuar jehonë në vendine tyre. Sigurisht, këtu ka një gënjeshtër të madhe”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online