Bekim Balaj do të vijë tek Vllaznia? Vjen reagimi zyrtar nga drejtori sportiv i Sturm Graz: Kam pyetur…

Nga Klaudio Ndreca

A do të vijë Bekim Balaj te Vllaznia? Kjo është pikëpyetja më e madhe e tifozëve shkodranë që shohin ekipin e tyre sesi po ringrihet dhe afrimi i sulmuesit të Kombëtares do të ishte qershia mbi tortë. Gjithçka doli nga Kosta Grillo në “Ora News”, ndërsa sponsori Xhaferi i pyetur nga ana e “Sport Ekspres” u shpreh se ka kontakte si me çdo futbollist tjetër, por është ende herët që të flitet më tepër.

Në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe drejtori sportiv i Sturm Graz, Schicker. I pyetur nga ana e mediave në Austri mbi këtë çështje ka ardhur edhe prononcimi i shkurtër që tregon situatën: “Unë e kam lexuar lajmin dhe për këtë arsye kam pyetur menaxherin e Balajt. Megjithatë më duhet të them se nuk ka asgjë në këtë histori”, tha Schicker. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online