VIDEO/ 15 pasimet mes spektaklit! Vllaznia është “Atalanta e Superiores”, shihni sesi e kthen Partizanin në tifozë

Vllaznia është rikthyer në Superiore jo vetëm për të mbërritur te rezultatet positive, por njëkohësisht edhe te loja e bukur. Nëse marrim ndeshjen e fundit ndaj Partizanit që u fitua në shifrat 1-0, padyshim që vëmendje tërheqin ato minutat e fundit.

Aty dalin në pah disa kombinime fantastike mes futbollistëve shkodranë që lehtësisht mund të etiketohen si “Atalanta e Superiores”. Të paktën deri në këto momente duke u bazuar te loja e bukur dhe rezultatet positive, pasi pjesa ndarëse mes tyre është padyshim historia dhe rëndësia që kanë në futbollin përkatës.

E për t’u rikthyer minutave të fundit ndaj Partizanit, aty gjejmë 15 pasime precise mes lojtarëve të Vllaznisë që kërkojnë t’I japin më tepër spektakël lëvizje të tyre, duke kërkuar edhe ndonjë finte apo thembër më tepër, që e kthyen Partizanin në tifozë. Megjithëse reasti nuk u finalizua tregon qartësisht pikën se ku gjenden shkodranët, ndërsa sponsori Alban Xhaferi nxiton që ta quajë si një futbolli I sambës së bukur braziliane dhe i përzier me stilin gjerman të trajnerit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online