“Kosova dhe Anglia njësoj janë“, talenti Dobra do vetëm fitore: Shkojmë për t’i mundur, proferori na ka thënë çfarë të bejmë

Shqipëria U-21 luan dy ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2021, teksa përpara e presin transfertat me Anglinë dhe Kosovën. I pranishëm në konferencë për shtyp përkrahë trajnerit Alban Bushi ka qenë edhe talenti shqiptar, Armando Dobra. Futbollisti kuqezi ka shpallur hapur dëshirën e 6 pikëve në këto dy takime.

“Kemi fituar dy ndeshjet e para në harmoni si grup. Shkojmë për 6 pikë, shpresoj t’i fitojmë të dy ndeshjet. Ndoshta kemi shans të kualifikohemi nëse i fitojmë të dy ndeshjet. Ata do luajnë fort, ne do luajmë fort. Shkojmë për të rrahur Anglinë dhe Kosovën. Kemi grup të mirë, kemi shanse. Profesori na ka thënë çfarë do bëjmë dhe si do luajmë. Përse të mos i fitojmë të dy ndeshjet? Kosova dhe Anglia njësoj janë. Nuk ka diferenca, të dyja janë ekipe të forta”, është shprehur Armando Dobra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online