Shuhen të gjitha shpresat e Rejas, Kumbulla pozitiv me Covid-19 dhe humbet Kombëtaren

Marash Kumbulla është mungesa më e rëndësishme në grumbullimin e Kombëtares për 3 ndeshjet e radhës. Futbollisti shqiptar ishte në izolim për shkak të daljes pozitiv me Covid-19 të shokut të tij të skuadrës, Edin Xheko. Edi Reja e dëshironte me ngulm për sfidat e ardhshme, madje u zbulua se FSHF ishte gati të ofronte edhe një çarter privat për të garantuar sigurinë në udhëtim të lojtarit.

Por të gjitha shpresat e trajnerit të kuqezinjve tashmë shuhen përfundimisht. Marash Kumbulla rezulton pozitiv me Covid-19 dhe i duhet të kryejë karantinën deri në fitimin e betejës me pandeminë. Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi shqiptar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Instagram”, ku njofton se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online