Koronavirus nuk ka të ndalur, Mançester Junajtid-Stok Siti anullohet pasi një lojtar doli pozitiv

Ditën e sotme qarkulloi një lajm jo i mirë në lidhje me situatën e pandemisë COVID-19, ku thuhej se një lojtar i Stok Siti doli pozitiv me koronavirus. Për këtë arsye drejtuesit e Mançesterit u detyruan të anullojnë menjëhere miqësoren e planfikuar në momentin e fundit. Të dyja palët ishin të pranishme në qendrën stërvitore të Karrington Junajtid, por ndeshja u pezullua menjëherë pa patur mundësinë për të zbritur në fushën e gjelbërt.

Drejtuesit e “djajve të kuq” ishin të rreptë duke mos lejuar asnjë nga lojtarët e vet të kishin kontakt me ekipin kundërshtar. COVID-19 është një pandemi botërore e cila përveç se infektoi miliona njerëz, ndikoi negativisht edhe në ekonominë e shteteve, mbi të gjitha futbollin. Edhe pse ky sport ia doli të rinisë sërish, frika e ripezullimit si pasoje e një vale të dytë të virusit në vjeshtë është gjithmonë prezente./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *