Studimi i CIES/ Strakosha lë pas Manuel Neuer, në listën e portierëve më të shtrenjtë në Europë

Tomas Strakosha po përjeton momente të mira në karrierën e tij. Përveç trofeut të Kupës së Italisë, tashmë gardiani shqiptar po synon edhe trofeun e Serie A me fanellën e Lazios. Pjesë e suksesit të jashtëzakonshëm të bardhekaltërve padyshim që është edhe Strakosha, i cili tregon siguri në portë. Fjalët e mira nuk kanë munguar për të dhe statistikat kanë folur në favor të tij, duke e renditur portierin shqiptar në më të mirët në rolin e tij.

Së fundi është Qendra Ndërkombëtare për Studimet Sportive ajo që flet për vlerat e gardianit të Kombëtares shqiptare. Në studimin e tij CIES rendit lojtarët më shtrenjtë në 5 ligat kryesore të Europës. Ndërkohë në listën e portierëve Strakosha përfshihet në 20 më të shtrenjtit, ku gjendet i 16-i në listë dhe lë pas edhe Manuel Neuer. Vlera e përllogaritur nga CIES për të është 23 milionë euro, ndërsa portieri që udhëheq në këtë studim është Ederson me 86.8 milonë euro, i ndjekur nga braziliani tjetër Alisson Beckes me 84.2 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online