Leo Bonucci “prish surprizën”, harron detajin dhe zbulon fanellat e reja të Juventusit

Foto të fanellës së re të Juventusit kanë nisur të rrjedhi në internet prej disa muajsh, duke zgjuar interesin e tifozëve bardhezinj. Megjithatë klubi italian ka vendosur të mos publikojë ende asgjë për këtë temë. Por është Leonardo Bonucci ai që i prish surprizën “Zonjës së Vjetër”. Në faqen zyrtare në “Tëitter”, Juventusi ka shpërndarë prezantuar kostumet e reja sportive për lojtarët, ku shfaqen Chiellini, De ligt, Pjanic dhe Bonucci duke mbajtur veshur këto të fundit.

Por mbrojtësi Italian ka “harruar” një detaj, teksa mban hapur zinxhirin e xhaketës së tij, duke zbuluar kështu pak nga fanella e re e Juventusit. Ndoshta një mënyrë kjo nga klubi italian për të zbuluar pak e nga pak uniformën e sezonit të ardhshëm. Ndërkohë nga ajo pak që Bonucci ka zbuluar, duket se imazhet e dala në internet janë të vërteta, ndërsa bardhezinjtë do të rikthehen edhe një herë te shiritat me ngjyrat historike të klubit. Diçka kjo që me shumë mundësi do të mirëpritet nga tifozët e Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online