Koreografi madhështore, tifozët e Gjermanisë falënderojnë senatorët e larguar

Tifozët e kombëtares gjermane të futbollit janë të shumtë në të gjithë botën. Lojtarët që veshin fanellën e “Pancerave” e dinë rëndësinë e saj, sidomos në vitet e shkuara. Me modernizimin e futbollit, Gjermania e humbi disi personalitetin e saj, duke u munduar të prodhojë futboll të bukur dhe me pasime të shkurtra.

Megjitatë, kishte disa lojtarë që e ruanin me fanatizëm personalitetin e Gjermanisë, siç ishin Toman Myler, Mats Humels dhe Zherom Boanteg. Tre senatorë që kanë dhënë shumë për fanellën e “Pancerave”, duke u shpallur dhe kampionë bote.

Trajneri Hoakim Lëv nuk i grumbulloi më në kombëtare dhe tha se cikli i tyre ka mbaruar. Lojtarët nuk e pritën mirë, po ashtu as tifozët, që reaguan ashpër kundër Lëvit. Megjithatë, vendimi është marrë dhe nuk kthehet, prandaj tifozëve iu mbeti vetëm të falënderonin heronjtë e tyre, me anë të një koreografie madhështore para ndeshjes kundër Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online