Korabi “ciklon”, zyrtarizon edhe 6 lojtarë

Korabi ka qenë një ndër klubet më aktivë në merkaton dimërore, sepse ka ndërruar trajner dhe ka rindërtuar thuajse nga e para skuadrën.

Pas barazimit ndaj Vllaznisë B në fundjavë në Shkodër, skuadra dibrane është përforcuar sërish, sepse ka zyrtarizuar sot 6 futbollistë.

Në portë është afruar edhe Elio Beshiri, pavarësisht se janë Ted Laço dhe Endrit Prençi.

Në mbrojtje është afruar 17-vjeçari Ergys Selishta, nga Shkëndija e Tiranës.

Në mesfushë është arritur marrëveshja me me 19-vjeçarin Geraldo Hysi, edhe ky nga Shkëndija e Tiranës, si dhe me Fabion Ibron.

Në sulm janë afruar dy futbollistë, sepse kanë firmosur Marsid Kurtulaj, ish-Tërbuni, i cili ishte në stol që të dielën në Shkodër, si dhe 21-vjeçari Kleo Fejzaj, i cili në fazën e parë luajti për Bylisin.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme u arrit marrëveshja me Egnatian për të marrë qendërmbrojtësin Briken Doçi, i cili në Rrogozhinë nuk luajti asnjë ndeshje kampionati në formacion, ndaj ka vendosur të kthehet te Korabi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online