Mesfushori i talentuar Majkëll Peçi ka gjetur marrëveshjen me Korabin, mëson “Sport Ekspres”, duke u bërë përforcimi i parë i klubit dibran pas emërimit të trajnerit të ri, Julian Ahmatajt.
Ndonëse shumë vonë, Korabi ka nisur të lëvizë me shpejtësi dhe Peçi është një lojtar premtues, sepse është rritur te Tirana, duke luajtur edhe 14 ndeshje në Superiore, ndërsa ka fituar eksperiencë edhe në Kategorinë e Parë, ku këtë vit prej shkurtit luajti me Sopotin, duke shënuar edhe një gol, në 8 ndeshjet që zbriti në fushë.
Javët e fundit Peçi ishte në bisedime me disa klube, por synimi i Peçit është të luajë rregullisht, ndaj ka zgjedhur Korabin.