Kontratë si e Tiranës/ Bardheblutë bëjnë llogari me laps e letër, mbushin arkat me titullin e Muçit me Legian

Vitet e fundit ka hyrë një frymë tjetër në futbollin shqiptar, ku klubet po tregohen gjithnjë e më të kujdesshme për transferimet e lojtarëve. Llogaritë tashmë nisin të bëhen me laps e me letër dhe kontratat po pasurojnë skuadrat e Superiores. Një kontratë e zgjuar rezulton edhe ajo e Tiranës, që pak muaj më parë shiti thesarin e saj, Ernest Muçin, në Poloni.

Por përpos 500 mijë eurove nga kartoni i tij, kryeqytetasit do të mbushin arkat edhe me një bonus nga ana e Legias. “ABC News” raporton se siç është zbuluar në emisionin “Pressing“ më parë, Tirana ka vendosur një klauzolë në kontratë, ku përfitonte një shifër prej 100 mijë eurosh në rast se Muçi do të arrinte të shpallej kampion këtë sezon. Diçka e tillë ndodhi dhe bardheblutë pritet të rrisin edhe më tepër llogarinë bankare falë një prej prodhimeve më të mira që ka nxjerrë ky klub./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *