“Duam të ngjitemi sa më shpejtë”, Bare rikthehet përballë të shkuarës: Malaga është shtëpia ime e dytë

Fundjava vendos Keidi Baren përballë të shkuarës. Espanjoli do të sfidojë Malagan, që në memorien e futbollistit shqiptar sjell veç kujtime të bukura. Në një konferencë për shty, mesfushori i Kombëtares shpreh vlerësimin e tij për ish-skuadrën, të cilën e cilëson si një shtëpi të dytë. Por në fushë emocionet lihen mënjanë dhe në fund e vetmja gjë që dëshiron është vetëm fitorja.

“Unë gjithmonë kam shumë dashuri për Malagën, është si shtëpia ime e dytë. Kam bërë shumë miq atje dhe klubi dhe tifozët kanë qenë shumë të mirë me mua. Isha duke pritur shumë për këtë ditë për të luajtur kundër tyre. Kam folur me disa kolegë dhe në fillim m’u duk e vështirë, por shoh që gjërat tashmë po shkojnë shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për ta.

Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën. Të gjithë duan të ngjiten (në La Liga) sa më shpejt të jetë e mundur, të dielën do të shkojmë të gjithë për të fituar ndeshjen”, ka thënë Keidi Bare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online