Kontrata përfundoi sot/ Reja i thotë të gjitha: Ndikoi dalja nga gara, provova lojtarët që nuk i kisha parë

Stadiumi i ri “Air Albania” është inaguruar ndaj Francës, megjithëse jo me rezultatin e dëshiruar. Shqipëria ka humbur në shifrat 0-2 ndaj kampionëve të botës, falë golave të ardhur nga ana e Toliso dhe Grizman. Në pjesën e dytë kishte edhe një rritje te loja e kuqezinjëve pas futjes së Roshit dhe Memushajt, por pa arritur që të gjejnë golin.

Trajneri Reja ka folur duke shpjeguar gjithçka për “Supersport”, duke treguar edhe për surprizat në formacion, teksa shprehet se kërkonte që disa lojtarë që nuk kishin patur hapësira më parë t’i shihte në fushë.

“Kundër Andorrës ishte një ndeshje shumë e dobët. Ndoshta që u larguam nga gara e Europianit na bëri ta ulim ritmin dhe të arrinim në atë ndeshje të dobët. Rrugëtimi i Shqipërisë ka qenë i mirë, sollëm disa lojtarë risi. Donim që ta mbyllnim më mirë, por fatkeqësisht nuk rezultoi kështu. Provova lojtarët që kishin 6 muaj dhe nuk kishin hapësira.

Kërkova që t’i shihja në fushë, jo vetëm gjatë stërvitjeve. Mund ta kisha bërë më parë, nëse do të vija më herët te Shqipëria. Nëse do të kishim fatin me vete, do të kishim shumë më tepër pikë. Por më kanë dhënë entuziazëm nga ky grup. Nuk kam folur ende me presidentin, nuk jemi mbledhur me presidentin Duka. Kjo eksperiencë me Shqipërinë më ka pëlqyer dhe do të doja ta vazhdoja, megjithëse mbyllet sot kontrata me afatin”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online