Kontrata e paprecedentë shtatë shifrore, Grealish kthehet në një minierë ari me fitimet stratosferike  

Ndeshjet e shkëlqyera të Jack Grealish te Aston Villa dhe në Kombëtaren e Anglisë e bënë atë që papritur dhe brenda natës të bëhet futbollisti më i shtrenjtë anglez në histori. Verën e kaluar, Manchester City pagoi 117 milionë euro për kartonin e tij. E ndërsa paratë e investuara nuk ka arritur të justifikojë, të paktën ende jo, ai është gati për një kontratë të paprecedentë në botën e futbollit. Futbollistët zakonisht nënshkruajnë kontrata me prodhuesit e pajisjeve sportive, megjithatë Grealish ka shkuar një hap më tej.

Anglezi do të bëhet imazhi i markës së modës Gucci dhe do të bëhet futbollisti i parë që nënshkruan këtë lloj kontrate, e cila do t’i garantojë një shifër “shtatë shifrore”. Gucci deri më tani ka nënshkruar kontrata kryesisht me këngëtarë dhe aktorë, ndërsa tani ata kanë bërë një hap përpara dhe kanë vendosur të hyjnë në botën e futbollit. Meqë ra fjala, Grealish te Manchester City fiton 360 mijë euro në javë. Ndoshta shumë për një lojtar që deri tani ka statistika modeste me katër gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *