Antonio Konte ka vendosur. Për të zëvendësuar Eden Hazardin, që sipas medieve spanjolle është pranë transferimit të Real Madridi, klubi i ëndrrave të tij, trajneri italian ka hedhur sytë në Serinë A, që aq mirë e njeh.
Në fokus është ylli i Napolit, Lorenco Insinje. Pikërisht te axurrët, kohë më parë u monitorua edhe Elseid Hysaj. Sakaq, oferta e bërë ka prekur 55 mln eurot, që janë shumë, por Insinje sapo ka firmosur rinovimin dhe Napoli do të kërkojë të paktën 70 mln euro për kartonin e tij.
Sakaq, për Hazard, Reali në fillim duhet të heqë Hames Rodriguezin dhe ndoshta edhe Moratën, që janë drejt largimit. Më pas, do të operojë. Flitet për një shifër e afërt me 80 mln euro.