“Konte ka më shumë se 40 euro në xhep”, Morati: Vendosi fitorja me Milanin, Interi merr Skudeton

Ish-presidenti i Interit, Morati, është i bindur se zikaltërit do ta fitojnë Skudeton në këtë sezon. “Kanë karakterin dhe inteligjencën për t’ia dalë”. Pika më vendimtare për skuadrën ishte fitorja e derbit me Milanin, duke u shkëputur disi nga kuqezinjtë për të pasur sigurinë. Morati nuk lë pa përmendur edhe batutën e Kontes se kishte vetëm 40 euro në xhep dhe jo një pjesë të Skudetos.

“Batuta e Kontes me 40 euro? Konte ka në xhep më shumë se 40 euro. Fitorja me Milanin në derbi ishte vendimtare. Edhe nëse Milani po ecën mirë tani, pikët e distancës e bëjnë Interin që të ndihet i sigurt. Ky ekip ka karakter dhe inteligjencë për të marrë në shtëpi Skudeton. Konte ka një rol që shkon përtej trajnerit, i ka të gjitha meritat. Lukaku? E fillova me idenë se nuk ishte shumë i fortë, sinqerisht, por u përmirësua shumë edhe tani është një lojtar i mrekullueshëm”, tha Morati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online