“Me ne e gjete”! Talenti shqiptar i la pa mend golin alla Ibra, Kushta: Askush nuk e besoi, kam studiuar Zlatanin

Familja Kushta vazhdon të ruajë traditën në futboll, teksa pas Sokol Kushtës, një tjetër emër i ri po rritet në Greqi. Kristian Kushta ka çmendur mediat helene me golin e tij spektakolar në stilin Ibrahimoviç. Padyshim që pas një kryevepre të tillë interesi për të mësuar ndjesitë e talentit 23-vjeçar ishte i lartë. Kushta ka folur për “Gazzetta.gr”, ku ka treguar se pas atij goli fshihen studime të lojtarëve të mëdhenj, kryesisht të Zlatan Ibrahimoviçit. Lojtari shqiptar zbulon se shokët e skuadrës nuk e kanë besuar atë që kanë parë, ndërsa telefoni i tij nuk pushonte nga mesazhet e tifozëve të ndryshëm.

“Kur pashë që topi binte, mendova se ishte e vërteta. Nga momenti i parë, sidoqoftë, kjo ishte ajo që kisha në mendje të bëja. Unë e kisha provuar shumë herë në stërvitje, por kurrë nuk doli! Ndoshta kisha pasur sukses në një miqësore në të kaluarën.

Unë jam një tifoz i madh i Zlatan dhe kam studiuar lëvizjet e tij, nuk e fsheh atë. Jam agresiv dhe gjithmonë kur shikoj ndeshje, shikoj lëvizjet e lojtarëve të mëdhenj në këtë pozicion. Unë pashë, për shembull, atë që bëri Zlatan dhe u përpoqa ta bëja. Po thoja me vete “po, edhe unë do ta bëj”.

Askush nuk e besoi, shokët e mi më thanë edhe pas golit dhe pas përfundimit të ndeshjes. Por edhe kundërshtarët, vitin e kaluar kam luajtur për Karaiskakis. Fati më solli të shënoja kundër ish-ekipit tim. Disa fëmijë më thanë për argëtim: “Me ne e gjete”. Telefoni im ra për herë të parë më shumë herë se në ditëlindjen time. I falënderoj të gjithë për mesazhet, por do të doja të përqendrohesha më shumë te familja ime, e cila më mbështet në kohërat e lehta dhe të vështira”, ka thënë Kristian Kushta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online