“Konkurenca me Rrahmanin? Kam besim te vetja”, Domgjoni tregon eksperiencën në Poloni: Më mungon Shqipëria, flas me Muçin dhe Celhakën

David Domgjoni ka treguar më tepër rreth eksperiencës së tij në kampionatin polak. Mbrojtësi shqiptar la Zvicrën për një transferim në radhët e Termalicas, e cila po garon deri në fund për mbijetesën në kampionat. Domgjoni ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku rrëfen më tepër rreth përshtatjes së tij në Poloni, objektivave të klubit, si dhe të ardhmes së tij.

“Më mungon shumë Shqipëria. Sa herë kam kohë të lirë këtu e përcjell Superligën. Kam luajtur 6 vite aty. Aty kam marrë hapat e parë të futbollit. Kampionati polak është një kampionat mjaft i fortë dhe konkurenca është shumë e madhe. Ne me ekpin tonë jemi duke lu.ftuar për mbijetesë. Jemi diku 4 pikë larg për të shpëtuar. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje, që janë 4 finale për ne. Cdo ndeshje po japim maksimumin. Kemi filluar të rikthehemi te rezultatet pozitive, sidomos ndeshjen e fundit ku fituam me rezultatin 4-0. Shpresoj shumë të mbetemi në elitën e më të mirëve në Poloni.

A kam pasur kontakte me Muçin dhe Celhakën? Po kam pasur kontakte. Edhe ndeshjen e fundit që luajtëm kundër Legias i kam takuar edhe Muçin, edhe Celhakën. Kemi biseduar. Është edhe një futbollist tjetër nga Kosova, kemi biseduar edhe me atë. Gjaku thërret gjakun.

Për momentin jam duke kaluar momente shumë të mira te Termalica. Jemi duke lu.ftuar për mbijetesë dhe të shpresoj shumë dhe kam besim se do shpëtojmë në fund, duke parë edhe organikën. Pasi kemi lojtarë me eksperiencë. Po të vazhdojmë të qendrojmë në ligë nuk do të lëviz. Nëse biem nga liga jam i detyruar të lëviz për një kampionat më të fortë. Kam dëshirë të mbetem në elitën e futbollit polak. Kam marrëveshje me klubin që nëse bie skuadra automatikisht jam lojtar i lirë. Besoj shumë që edhe nëse bie skuadra nga kategoria, do të qendroj në Poloni.

Kosova? Gjithçka po shkon mirë. Tani jemi duke u përgatitur edhe për shortin që na ka rënë. Shpresojmë të bëjmë sa më mirë. Grupi është, organika është mjaft cilësore. Besoj se do ecim drejt suksesit. Konkurenca me Rrahmanin? Futbollit nuk i dihet. Kam gjithmonë vetëbesim dhe kur të më jepet shansi do jem gati të bëj më të mirën”, ka deklaruar David Domgjoni./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *