“Konflikti” i Trashit, Disiplina thotë fjalën e saj

Komisioni i disiplinës ka publikuar sot vendimet për ngjarjet e ndodhura në javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Nuk ka pasur ndonjë problematikë të madhe në Kategorinë Superiore, pasi shihet se vetëm një çështje është trajtuar nga elita e futbollit shqiptar.

Subjekt i Komisionit të Disiplinës ka qenë edhe Lorenc Trashi, i cili pati konfrontim verbal me disa tifozë në ndeshjen me Flamurtarin. Mëngjarashi ia ka hedhur paq, pasi ka evituar pezullimin, kjo për faktin se Disiplina vetëm e ka gjobitur. Në këtë mënyrë Trashi do të jetë i gatshëm për trajnerin Gega në takimin derbi me Tiranën.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 27.11.2018

  1. Lojtari i FK “Partizani”, Lorenc Trashi, për sjellje jo sportive ndaj publikut në përfundimin të ndeshjes Flamurtari – Partizani , në bazë të Nenit 15 të KDS, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *