Konfirmohet si Europiani i portierëve/ E lehtë të shënosh nga penalltia? Europiani i çuditshëm, përjashtoni vetëm Ronaldon!

E lehtë të shënosh nga penalltia? Jo edhe aq! Ky Europian ka natyrën e tij të veçantë dhe ndryshe nga të tjerët, të paktën mesa kemi parë në këto ndeshje të para. Pa u futur tek rezultatet që kanë marrë Kombëtare të caktuara, pa frikë mund të themi se deri tani është Europiani i portierëve.

Thuajse në çdo ndeshje janë gardianët që marrin rolin e heroit për të bërë pritje të mrekullueshme dhe që i japin pikë skuadrave respektive. Këtë herë në përballjen mes Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut janë humbur dy penallti brenda një ndeshje. Fillimisht ishte Alioski që gaboi nga 11-metrat, por për fatin e tij të mirë e ka ndjekur topin dhe e dërgoi në rrjetë me tentativën e dytë.

Nga krahu tjetër Malinovski ka gabuar dhe nuk ka mundur që të realizojë, me portierin Dimitrevski që kuptoi krahun e lojtarit të Atalantës nga penalltia. Kjo ishte penalltia e 5 e akorduar në këtë Europian, ku 4 prej tyre janë humbur. Vetëm Kristiano Ronaldo ka arritur që të realizojë nga 11-metrat, ndërsa 3 prej tyre janë pritur nga portierët kundërshtar dhe goditja e Gareth Bale që është ende në hapësirë me misionin për të zbuluar planetë të rinj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *