Mesfushori shkodran do të mbetet pjesë e ekipit edhe sezonin e ardhshëm, ndryshe nga qendërmbrojtësi
Bernard Gjikolaj
Besëlidhja po stërvitet intensivisht nën drejtimin e trajnerit Anteu Pepaj, duke sfiduar temperaturat e larta. Objektivi edhe këtë vit do të jetë ngjitja në Superiore, sikurse edhe u është komunikuar futbollistëve gjatë grumbullimit. Ashtu siç është traditë, nga dita në ditë te Besëlidhja po vijnë futbollistë për t’u provuar, po ashtu edhe stafi teknik po plotësohet. Të enjten ka ardhur trajneri krutan Dashnor Hasani, që e mbylli sezonin si stërvitës i portierëve të Shënkollit. Po ashtu është grumbulluar edhe portieri i të rinjve, Geri Kokaj. Risi përbën rikthimi i mesfushorit shkodran Samet Hepaj, pasi asnjëri nga titullarët që mbyllën sezonin nuk janë thirrur nga presidenti, ndonëse janë ende nën kontratë. Mesfushori Samet Hepaj është parë më parë të ketë ardhur në Lezhë bashkë me bashkëqytetarin