“Komplimente Lituanisë”, Edi Reja analizon humbjen: Ishin dy hapa para nesh, nuk ka favoritë në këtë grup

0

Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kuindërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës. Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të takimit,  trajneri Reja ka folur për mikrofonin e “RTSH”.

“Ndeshjen e kishim përgatitur mirë. Nuk kishim eufori. E dinim që ishte një skuadër, që edhe ndeshjen e parë humbi për shkak të gabimeve. Ata ishim dy hapa para nesh në aspektin fizik. Nuk patëm edhe fat. I bëj komplimentet e mia Lituanisë, sepse bëri një ndeshje shumë të mirë. Nuk është se nuk bëra ndryshime. Futa Uzunin dhe Roshin që mund të sillnin më tepër energji dhe kualitet. Roshi u dëmtua dhe futa më pas edhe Brojën.

Ai është lojtar shumë i mirë dhe shumë i shpejtë. Kur ka hapësira të bën dëme në sulm. Por është ende i ri dhe ka nevojë për eksperiencë ndërkombëtare. Por sigurisht që është në planet e së ardhmes. Shpresoj të kem lojtarë në formë sa më të mirë fizike. E kemi parë që nuk ka skuadra që luajnë keq. Nuk ka favoritë në këtë grup. Jemi të gjithë aty me nga 3 pikë. Më vjen keq që shkoi kështu. Humbëm me një gabim. Hysaj është një lojtar i rëndësishëm por do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.