“Kur hyra unë, ekipi mori më shumë zemër”, Uzuni beson te kuqezinjtë: Do dalim të parët në grup

0

Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kuindërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës. Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të takimit, Myrto Uzuni ka folur për mikrofonin e “RTSH”.

“Nuk e nisëm mirë lojën, goli na rëndoi psikologjikisht. Kur hyra në fushë ekipi ishte i rënë moralisht, nuk kishin forcë për të dalë përpara. Ishte hera e parë që u aktivizuam me këtë skemë. Mendoj se kur hyra unë në fushën e lojës ekipi mori më shumë zemër, po luanim më shumë futboll. Ekipi kundërshtar ishte duke na vënë në vështirësi me qarkullimin e topit në pjesë të parë, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuan pak gjërat. Por ky është futbolli, nëse nuk shënon do pësosh. Kemi një grup të mirë dhe besoj do dalim të parët në grup.

Postimi i babait? Babai im është njeriu më i rëndësishëm në jetën time, pasi ka besuar që në fillimet e mia dhe më ka përkrahur përherë. I them që e dua shumë dhe faleminderit për gjithçka”, është shprehur Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.