“Duhet ta harrojmë sa më shpejt”, Sadiku keqardhje për golin: Doja ta inaguroja “Air Albania” si stadiumin në Shkodër

Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kuindërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës. Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të takimit, Armando Sadiku ka folur për mikrofonin e “RTSH”.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por lodhja ndikoi. Nuk kishim atë freskinë e duhur në metrat e fundit. Duhet ta harrojmë sa më shpejt dhe të shikojmë për ndeshjen tjetër. Trajneri ka qejf që sulmuesët të kthehen, të marrin topin dhe të rrinë me fytyrë nga porta. Nuk është në fakt loja që unë e luaj. Doja shumë të shënoja sot, ta inaguroja këtë stadium me gol si e inagurova në Shkodër. Por nuk pata atë mundësinë e duhur. Më vjen shumë keq“, ka thënë Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online