Kompletohet stafi i Ilir Dajës te Ballkani, merret edhe Artim Pollozhani për misionin e ri në Kosovë

0

Ballkani ka njoftuar kompletimin në stafin teknik. Ekipi në Kosovë ka marrë Ilir Dajën si trajner kryesor pas largimit të këtij të fundit te Partizani. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, klubi njofton se Artim Pollozani dhe Edon Gashi do të ndihmojnë Dajën, ndërsa Alban Shala do të jetë përgatitësi atletik.

“Klubi i Ballkanit njofton se është kompletuar stafi teknik, i cili ka marrë përsipër drejtimin e skuadrës drejt objektivave që ne kemi! Pasi u emërua në krye të stolit Ilir Daja, klubi ju prezanton pjesëtarët e tjerë të stafit që kryetrajneri do të ketë në krah.

Ndihmësit e trajnerit Ilir Daja do të jenë Artim Pollozhani dhe Edon Gashi, teksa Alban Shala do të mbajë pozicionin e trajnerit kondicional. Portierët do të përgatiten nga trajneri Labinot Qosa. Klubi i Ballkanit i uron stafit teknik punë të mbarë dhe të suksesshme”, njofton klubi i Ballkanit në faqen zyrtare në “Facebook”. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.