Besa bëhet nga e para, Sinella optimist

Qendërmbrojtësit Idakvo Dikson e Brunild Naçi, por edhe qendërsulmuesi Çinoso Onu janë përforcime të rëndësishme te kavajasit

Fatmir Efica

Me afrimin e ristartit të gjysmës së dytë të kampionatit, Besa po merr fizionominë e duhur. Tani mund të thuhet se skuadra po shkon drejt kompletimit njëherë e mirë të radhëve të saj ndonëse deri në limitin e merkatos pritet të ketë ndonjë lëvizje tjetër surprizë. Pas miqësores së luajtur më Bylisin të mërkurën në mbrëmje, drejtuesit e stafit të Besës kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen dinjitoze në tërësi të skuadrës, pavarësisht se u shpërdoruan shumë raste e fitorja mbeti në tentativë.

AFRIMET – Kjo miqësore me disa lëvizje të bëra ka bërë që trajneri Bledar Sinella të ndryshojë “strategji”. Qendërmbrojtësi nigerian Eçe Amos Idakvo Dikson, i datëlindjes 06.09.1994 ka bindur me stilin mjaft efikas të lojës së tij. Shtalartë e me një fizik të “derdhur” Dikson tregoi konkretisht një orientim mjaft të mirë për postin, bazuar te lufta e fortë sportive. U pa gjithashtu funksionimi që përbri Dikson të qëndrojë një tjetër lojtar me vullnet të hekurt e “fanatik” në rolin e stoperit.

Me Brunild Naçin i vendosur në vijë të drejtë me Dikson, kjo dyshe e re në qendër të prapavijës së Besës duket se ka sjellë një tjetër konceptim në lidhje me mbushjen e repartit difensiv më futbollistë luftarakë dhe energjikë për të dhënë maksimumin e tyre në fushën e lojës. Por edhe me Onu dhe Viali Mahmutaj, apo dhe Thaçin, skuadra duket më e kompletuar dhe ajo që është më kryesorja, është rritur dukshëm konkurrenca brenda grupit, sigurisht edhe cilësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online