Gjoka zgjedh: Turbina është me Dukën

0

Pas miqësores me Shkumbinin, ekipi i Turbinës të enjten ka vazhduar përgatitjet intensive dimërore. Ditën e mërkurë, në testin me peqinasit, presidenti i Turbinës Gentjan Gjoka për gazetarët e pranishëm ka dhënë një prononcim përsa i përket zgjedhjeve në FSHF.

Gjoka ndër të tjera ka pohuar: “Personalisht votoj Dukën, por do të konsultohem dhe me bashkinë që është dhe ajo aksionare e klubit Turbina, si dhe me faktorë të ndryshëm të sportit në Cërrik. Duka e ka ngritur futbollin dhe ka bërë shumë për këtë sport popullorë. Përsa i përket ekipit të Turbinës, kemi bërë një merkato cilësore duke afruar lojtarë me përvojë. Kështu që nuk do ta diskutojmë qëndrimin në kategorinë e parë këtë sezon”, – thotë Gentian Gjoka.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.